Rama thirrje portaleve të heqin vetë reklamat e basteve: “Mos kemi llafe për lirinë e shtypit”

Kryeministri Edi Rama përsëriti në Twitter se bastet e kazinotë elektronike do të mbyllen në 31 dhjetor, ndërsa reklamat e tyre duhet të hiqen nga mediat menjëherë.

“Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, shkruan Rama në rrjetin social./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi