Rama sfidon opozitën ditën e protestës: Nuk fitoni as në 2021

Nga foltorja e Kuvendit, ku pritet të ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama e ndali vëmendjen e tij tek votimet e 30 qershorit, duke thënë se pjesëmarrja në to, ishte më e madhe se sa në 2015, kur koalicioni fitues qeverisi Shqipërinë.

“Pjesëmarrja e 30 qershorit tejkaloi çdo parashikim. Arritëm përqindje më të lartë votash se koalicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në 2015. Patëm numër më të madh votash për kandidatët në një garë ku gjysma s’kishin kundërshtarë, krahasuar me kandidatët kur ishim me LSI në koalicion. Ta lexosh si refuzim popullor përqindjen krejt normale në këto zgjedhje të bombarduara me kërcënime do të thotë të mos kuptosh se çfarë vjen më pas”,- u shpreh Rama.

Pikërisht sot kur opozita zhvillon protestën e radhës dhe kërkon shkarkimin e tij, i pari i qeverisë i sfidoi duke thënë se opozita nuk vjen në pushtet as në 2021.

“Ajo opozitë ka zero shanse të rikthehet tek fitorja në zgjedhjet e vitit 2021. S’ka më keq se sa humbësit që sillen si fitimtarë”,- shtoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi