Rama propozon Boden dhe bashkëshorten e deputetit të LSI-së për Këshillin Mbikqyrës të BSh

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Por përmes një lëvizjeje të paprecedentë, deputetët socialistë në Komisionin e Ekonomisë, në tre kandidaturat e propozuara për bordin drejtues bankës kanë përfshirë edhe deputetin demokrat Florjon Mima.

I kontaktuar nga top channel, Mima e cilësoi kandidimin e tij nga ana e maxhorancës si një akt të turpshëm provokimi. Deputeti demokrat i Durrësit tha se nuk ka patur asnjë dijeni për këtë kandidim dhe se nuk ka ndër mend ta pranojë. Veç Florjon Mimës dy emrat e tjerë të propozuar nga Komisooni i Ekonomisë, janë dekani i juridikut Artan Hoxha dhe ish ministri socialist i financave, Arben Malaj.

Por propozimet e kuvendit nuk janë të vetmet që kanë trazuar situatën politike në vend. Edhe emrat e propozuar nga qeveria kanë rezultuar surprizë, ku bie në sy veçanërisht kandidatura e Ridvan Bodes. Për shumë vite me radhë, Ridvan Bode ka qenë një nga kundërhstarët më të fortë politikë të Edi Ramës.

Megjithatë tani, ish ministri demokrat i financave është propozuar nga qeveria socialiste si një nga tre kandidaturat e saj për këshillin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Por ndryshe nga rasti i Mimës, kandidimi i Bodes nga qeveria duket se është bërë me pëlqimin e këtij të fundit, e madje ish ministri demokrat ka aplikuar vetë pranë këshillit të ministrave.

Veç Bodes, dy kandidaturat e tjera të propozuara nga qeveria, për bordin drejtues të bankës janë ish drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Rural, Suela Popa dhe shefja e departamentit të financave në Fakultetin e Ekonomisë, pedagogia Edlira Luçi. Edhe këto dy kandidatura nuk janë jashtë lidhjeve politike.

Suela Popa është bashkëjetuesja e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo, e cila më parë ka drejtuar Agjencinë e Zhvillimit Rural. Ndërsa pedagogia Edlira luci, është motra e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi