Rama prezanton platformën e bashkëqeverisjes në Rrëshen

Kryeministri Edi Rama u ndal në qytetin e Rrëshenit për të prezantuar me banorët e Mirditës platformën e bashkëqeverisjes.

“Kjo platformë është një mënyrë efikase për të trajtuar çdo problem”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, deri më tani janë adresuar shumë problematika e shqetësime nga qytetarët, të cilat tha ai kanë gjetur rrugën e zgjidhjes. Rama ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e platformës.

“Për të pastruar administratën nga grabitësit, ne duhet të bashkëpunojmë”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, Kryeministri Rama drejtoi mbledhjen e Qeverisë në qytetin e Lezhës deklaroi përpara gazetarëve se rruga e Torovicës do të ndërtohet brenda 4 viteve, pa kursyer replikat me demokratët.

“Më vjen shumë mirë që më në fund, ata që e kishin marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë, po interesohen duke stimuluar protesta, pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën, i bënë asaj atë që nuk thuhet. Tani duan që rrugën ta bëjnë përmes nesh”, deklaroi Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi