Rama: Presidenti ka marrë në dorë drejtimin e opozitës, përgjigjen e mori

Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kane zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr. 4, në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi Presidentin duke thënë se ai ka marrë në dorë drejtimin e opozitës  dhe kjo është një fatkeqësi për institucionin.

“Do kisha dëshirë që të flisja për gjëra që janë si të ndërtojmë e jo si të rezistojmë ndaj këtyre barbarëve. Por çfarë t’i bësh. Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës. Është fatkeqësi e madhe për institucionin. I hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e çfirmosjes së firmës së veti. Iu dha atyre të opozitës  motivin absurd dhe thonë që do mbrojnë dekretin”, tha Rama.

Më pas, kryeministri Edi Rama foli edhe për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, duke thënë se Presidenti e ka marrë përgjigjen dhe nuk ka të drejtë animimi. “Sot e ka marrë përgjigjen e qartë edhe nga Kolegji Zgjedhor dhe është pa të drejtë ankimimi”, tha  Rama.

Më pas Rama shtoi se Meta është një zaptues i hapësirës politike.

“Ilir Meta ka bërë një kioskë mbi kioskën politike. Këta janë zaptues të hapësirës politike dhe thonë që ‘ne bëjmë ligjin këtu’. Zaptojnë hapësirën politike siç zaptuan Lanën dikur”, tha Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi