Rama përplaset me gazetaren e inatoset: Pyet pronarin a jep llogari për vëllanë e tij

Konferenca për median e kryeministrit Rama në aeroportin “Nënë Tereza” është mbyllur me nervozizëm nga kryeministri pas një përplasjeje me gazetaren Ambrozia Meta.

Pyetja e gazetares ishte e thjeshtë për situatën aktuale politike, pas publikimit të audio përgjimit ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por Rama nuk arriti dot ta fshihte nervozizmin.

Ja debati

Gazetarja: Si ndiheni kur dy persona që u keni besuar ministrinë më të të rëndësishme, i pari në arrest shtëpie për trafik droge, dhe i dyti akuzohet se ka mbrotjur të vëllain, A nuk ka në PS përfaques që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Edi Rama: Së pari, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Së dyti pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla. A do ishte i gatshëm, ai, pronari juaj, që të jepte llogari për vëllanë e tij?

Gazetarja: Po ju pyes si kryeministër,dhe qeverisni vendin

Rama: Më falni, nuk jemi duke bërë debat. Ju e bëtë pyetjen, unë po ju jap përgjigjen. Ju kërkoni përgjigje nga unë apo jo? Dhe përgjigjia ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë edhe në të njëjtën fushë të dy.

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe qeverisjen e vendit. Nuk e gjej krahasimin tuaj me vend. Unë ju pyeta se pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një Ministri, pse duhet të kemi gjithmonë Ministra që implikohen në këtë çështje për shkak se është nga Ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve që nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare për të bërë ptyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është pa etikë.

Gazetarja: Nuk është propagandë është pyetje referuar zhvillimeve. Kemi një ish ministër me arrest shtëpie e një ministër që i ka krijuar imunitet të vëllait. Përse duhet të jenë persona të implikuar dhe të akuzuar

Rama: Unë u tregova respektues.

Gazetarja: Dhe unë u u tregova respektuese. Por nuk është propagandë eshte pyetje.

Rama: Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit, Mirupafshim!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi