• Home
  • SHQIPERIA
  • Rama për marrëveshjen e pritshme me Greqinë: kush na ka akuzuar do ndjejë turp
SHQIPERIA

Rama për marrëveshjen e pritshme me Greqinë: kush na ka akuzuar do ndjejë turp

Në konferencën e shtypit me Johannes Hahn në Bruksel, kryeministri Rama doli dhe për marrëveshjen e pritshme me Greqinë. Duke e vlerësuar si në interes të të dy vendeve, Rama tha se do vijë një ditë që kritikët e akuzuesit do turpërohen.

“Të dy vendet janë duke gjetur zgjidhje në interesin më të mirë të secilit vend dhe njerëzve të tyre.Kjo është një strategji mjaft e rëndësishme për ne. Kemi bërë progres në terma konkretë, ka tema që kanë kanë shoqëruar për 25 vite me rradhë në histori dhe kanë zgjatur në kohë. Jemi duke u përballur me shpirt të hapur dhe do ecim përpara. Kemi bërë shumë progres.

Ajo që ne duam është të transformojmë këtë dinamikë në një dinamikë ndryshimi dramatik në të ardhmen dhe për të kaluar nga një histori që ka qenë gjithmonë një pengesë njëherë në politikën e brendshme. Këto hije të kaluarës kanë dalë në sfond në historinë strategjike të Shqipërisë me Greqinë. Jam 100% i sigurt se kur rezultatet të finalizohen dhe bëhen të qarta për të gjithë kushdo që akuzon për tradhëti nga të dyja palët do të tupërohet nga opinioni publik”, theksoi Rama. /tesheshi.com/

Related posts

Lufta kundër terrorizmit, konferenca e Jordanisë këtë vit zhvendoset në Tiranë

dritatv

Mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Mungojnë Topalli e Patozi

dritatv

Vidhnin energjinë, në pranga dhjetë persona

dritatv

Leave a Comment