Rama pas deklaratës së Bashës: Kthimi i opozitës jashtëparlamentare, për t’u përshëndetur

Pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë nga selia blu tha se opozita nuk do ta braktisë tryezën për Reformën Zgjedhore, me argumentin se kjo gjë vonon largimin e Ramës, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan:

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.”

Ndërkohë më herët, Basha deklaroi:

“Ne do tu japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe. Loja e Ramës se duke shkatërruar Teatrin do shkatërronte reformën apo se do merrte peng procesin e integrimit doli zbuluar. Të gjithë e panë planin e tij mafioz. Ne jemi të vendosur të mos ta lejojmë këtë. Ne do t’u japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe. Nis fillimi i drejtësisë popullore, për teatrin, ekonomine dhe vendin. Sepse ai po sillet si një kriminel që po shkel ligjet dhe Kushtetutën. Do përfundojmë një orë e më parë reformën zgjedhore që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve dhe procesit të integrimit. Rama duhet të largohet një orë e më parë me votë të lirë. Ne s’do braktisim kurrë reformën zgjedhore sepse vonon largimin e Ramës.”

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

G7 – lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron

Në samitin e G7-s në Biarritz presidenti Emmanuel Macron u tregua mjeshtër i diplomacisë duke e mënjanuar me një manovër të zgjuar presidentin Trump....

Kryemadhi: Kryeministri na premtoi Konferencë Donatorësh dhe na solli Konferencë Kreditorësh!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbajtur një takim me strukturat e partisë në Shkodër. Në fjalën e saj...

Shkodër, fasonët në protestë për kushtet e punës e normat e larta

Rreth 300 punonjëse të biznesit fason në Shkodër kanë protestuar për të denoncuar kushtet e vështira, si dhe rritjen e vazhdueshme të normave të...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...