Rama-Pacolli show në sy të banorëve të Thumanës/ O Behgjet, bëjmë një garë kush ndërton më bukur…


Behgjet Pacollit iu ngarkua nga Kryeministri Edi Rama që të ndërtojë lagjen e re në Krujë ose Fushë Krujë. Në një takim me banorë në kampin e Thumanës, Rama duke iu drejtuar Pacollit i tha: “Behgjet, ti ke edhe firmë ndërtimi, pse se merr përsipër një lagje, se ti kontributin e ke dhënë”.

Pacolli tha se ka menduar për qendrën e Thumanës, por Rama i tha “lëre Thumanën, se aty ka njerëz që s’duan të rrinë. Ti do merresh me lagjen në Krujë ose Fushë Krujë”.

Pacolli tha se mund të ndërtojë një pallat me 45 banesa, për 3 muaj, por Rama i tha “o Behgjet, po ta bësh ti për kaq, ne të bëjmë që nesër statujën te Skenderbeu në Tiranë”.

“Nëse nuk më nxirrni pengesa unë e bëj, lagjen që të jetë shembull”, tha Pacolli, ndërsa Rama duke ndërhyrë i tha: “atë do e shohim se kush e bën më bukur, ti apo unë, bëjmë edhe një garë”.

Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë, mbetën gjithsej 52 viktima dhe 900 të plagosur. Në thumanë mbetën 26 viktima ndërsa në Durrës 25 viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi