Rama: Pa Serbinë në këtë proces, s’mund të hiqen kufijtë, po presim qartësi nga BE

Kryeministri Edi Rama tha se drejtimi ynë është vetëm perëndimi, teksa theksoi se pa pjesëmarrjen e Serbisë në këtë proces nuk mund të hiqen kufijtë.

Drejtimi i Busullës në Gjenevë?

Edi Rama: Kam parasysh procesin e negociatave. Drejtimi ynë është perëndimi. Ne po presim se duam qartësi.  Nuk mund të vazhdojë pa një qartësi nga BE. Nuk kemi ndërmarrë asnjë nismë që dakordësohet me ndonjë element të panjohur. Fakti është se kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk është nismë për të shpikur asgjë të re. Unë këtë e bëj për Shqipërinë dhe Kosovën. Unë mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kosova dhe Shqipëria nuk mund ta bëjnë heqjen e vizave të vetme. Pa Serbinë në këtë proces, nuk mund të hiqen kufijtë. Ne duhet të shohim interesin tonë.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi