Rama nxjerr fotot: Zona e Shkëmbit të Kavajës, transformim rrënjësor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga puna e bërë tek Shkëmbi i Kavajës në Golem për sistemimin e rrugëve dhe vendosjen e ndriçimit.

Ai shkruan se xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap po i zë vendin hap pas hapi një rrjet normal infrastrukture.

“Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i zë vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane?
Gur-gur bëhet muri dhe mur-mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke ia futur kot e shkatërruar me demek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë?
#ShqipëriaqëDuam☀️??”, shkruan kryeministri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi