Rama në Gjirokastër e Përmet, premton mbështetje për turizmin

Gjashtë sheshet e qendrës historike të Gjirokastrës i janë nënshtruar punimeve për rehabilitimin e tyre, përfshi këtu rrugët e kalldrëmit, bizneset anësore të rrugicave si dhe shtëpitë karakteristike.

Kryeministri Rama inspektoi punimet, ku njoftoi se Qeveria po mendon për një projekt që të ri për shtëpitë e Beratit dhe Gjirokastrës.

“Jemi duke strukturuar një program vetëm për shtëpitë e Gjirokastrës dhe të Beratit, si fillim për shtëpitë karakteristike, për të stimuluar që të rimerren dhe të kthehen në bujtina dhe aktivitetet fitimprurës në mënyrë që të ruhen, nga një anë duke e bërë zero taksën e tatim fitimit, ju e keni 5% tani dhe po ashtu për të krijuar një fond që të aplikohet me projekte. P.sh., unë dua ta kthej këtë në bujtinë, kam nevojë për një mbështetje financiare”, tha Rama.

Ndërsa në Përmet, Rama vizitoi pedonalen e qytetit si dhe u ndal në një tjetër investim privat në sektorin e agroturizmit.

Përmeti ka gjithashtu një rrjet të ri furnizues që do të garantojë ujë 24 orë për 9700 banorët e tij, pas një investimi të Qeverisë prej 4 milionë eurosh.

“Është shembulli se ne premtimet i mbajmë pavarësisht se rrethanat mund të na detyrojnë të vonohemi”, shtoi Rama.

Rama vizitoi gjithashtu Kishën 500-vjeçare të restauruar në Kosinë të Përmetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi