Rama në Elysee, Macron vlerëson pozitivisht reformat e Shqipërisë

Presidenti francez Macron prit Kryeministrin Rama në Elize, në një takim që ishte parashikuar të zgjate 50 minuta por që shkoi përtej axhendës, duke zgjatur 1 orë e 30 minuta. Burime nga delegacioni shqiptar bënë me dije për Top Channel se Macron dhe Rama kanë qëndruar kokë më kokë për 45 minuta.

Presidenti Francez mësohet se është shprehur me nota shumë pozitive për reformat, sidomos ajo në drejtësi, ndërkohë që burime nga delegacioni shqiptar theksojnë se Macron ka vlerësuar edhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një shqetësim i hershëm i për Francën ka qenë çështja e azilantëve shqiptarë, për të cilën Presidenti Macron mësohet se ka falënderuar Kryeministrin Rama për bashkëpunimin me institucionet e specializuara franceze, për të frenuar fenomenin e atyre që abuzojnë me sistemin e azilkërkimit.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka ngulur këmbë në mënyrë insistuese duke kërkuar që në fund të qershorit Franca t’i njohë Shqipërisë meritën në procesin e integrimit evropian dhe të pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në përgjigje, Presidenti Macron mësohet se ka theksuar se strukturat përkatëse në Paris janë angazhuar seriozisht në leximin e detajuar të raport të Komisionit Europian dhe në javët në vijim do të formësojnë edhe qëndrimin përfundimtar të Francës.

Rajoni dhe roli i Shqipërisë në të ka qenë tjetër temë e takimit, së bashku me samitin e Sofjes, ku Macron është shprehur se do të mbajë një fjalë tepër të rëndësishme. Për sa i përket politikës së jashtme të Tiranës, Presidenti francez ka vlerësuar koherencën e Shqipërisë dhe linjën e saj të konsoliduar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Që nga fillimi i vitit Izraeli ka vrarë tre të mitur palestinezë”

Forcat izraelite kanë vrarë tre të mitur palestinezë dhe kanë arrestuar 52 të tjerë që nga fillimi i këtij viti, bën të ditur Ministria...

Parlamenti turk miraton ligjin e reformës penale

Parlamenti turk ka ratifikuar projekt-ligjin e reformës penale, i cili synon të zvogëlojë dënimet e mijëra të burgosurve, duke i hapur rrugën lirimit të...

Arsenal e Benfica humbin në Europë

Faza e 1/8 të finaleve të Europa Ligës dhuroi surpriza që në start. Ren fitoi 3-1 ndaj Arsenalit duke befasuar edhe një skuadër favorite...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...