Rama mesazh artistëve me këto foto: Skandal, së shpejti teatër i ri

Kryeministri Edi Rama vijon të provokojë artistët, teksa është i bindur për të bërë Teatër të ri Kombëtar.

Duke publikuar disa fotografi nga pamjet e tanishme të teatrit, kreu i qeverisë thekson se së shpejti Shqipëria do të ketë teatër të ri në vend të karakatinës skandaloze, e cila sipas tij, nuk krahasohet dot as me teatrot e qytezave të Evropës.

Gjithashtu, Rama publikon edhe disa foto të Sallës së Madhe të shfaqjeve, që nuk ka përfunduar ende, duke thënë se dallimi është si nata me ditën dhe kështu do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI KOMBËTAR TË OPERAS DHE BALETIT në vend të karakatinës skandaloze, e cila edhe pse ishte ku e ku më e mirë se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës?

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve) pa asnjë mundim dallimin si nata me ditën mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë?

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar i Fjalës, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”?
(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu”, shkruan Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi