Rama me mësuesit: Të nxjerrim politikën jashtë sistemit arsimor

Dy javë para datës kur pritet të rifillojë viti shkollor 2018-2019, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pritën në një takim mësuesit.

Pritja u bë në sallën e hartave, pranë kryeministrisë, ndërsa Rama prezantoi para mësuesve edhe politikat lehtësuese për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm.

“Ne kemi zgjerua ndjeshëm këtë sezon, targetgrupin e fëmijëve që përfitojnë libra falas. Deri dje kjo ka qenë më e vështirë, por sot kemi mundësi dhe ndaj kemi vendosur të japim libra falas për disa kategori nxënësish”, deklaroi kryeministri.

Mësuesit e posaçëm për fëmijët me aftësi ndryshe, janë një tjetër shqetësim për arsimin shqiptar, ndërsa Rama tregoi se këtë sezon do të rriten numri i personelit për këtë kategori.

“Ne tani kemi mundësinë të rritim numrin e mësuesve që punojnë me fëmijët me aftësi ndryshe, duke e bërë edhe më të lehtë punën tuaj, ashtu si edhe arsimimin e kësaj kategorie të fëmijëve”, tha Rama para mësuesve.

Kryeministri tha se synimi i qeverisë është që të ofrojë tekste falas për të gjithë nxënësit e arsimit të detyruar, pra të sistemit 9-vjeçar. Gjithashtu ai tregoi se mbetet i angazhuar për të refurmuar sistemin arsimor, për të futur në punjë vetëm mësuesit e aftë.

“Sot ne jemi dëshmitarë që në arsim po punësohen më shumë të aftë, nëpërmjet përzgjedhjes që po aplikojmë. Drejtoritë Arsimore Rajonale do t’i nënshtrohen nëj reformimi të thellëm, për të nxjerrë politikën jashtë sistemit arsimor shqiptar”, deklaroi Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi