SHQIPERIA

Rama mbron Xhafajn, denoncon audio-përgjimin si sajesë: askush nuk mund të luajë qensh me njerëzit

Spread the love

Në një fjalim të gjatë në grupin parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të ministrit Xhafaj, duke e akuzuar ashpër opozitën për një skenar më qëllim destabilitetin e qeverisjes e pengimin e hapjes së negociatave.

Rama e vuri fort theksin tek ajo që ai, në bindjen e tij, e konsideroi audio-përgjimin e opozitës me personazh vëllanë e ministrit Xhafaj, si një sajesë

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës. Mua ajo përgjigje me mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të vënë ulërimën kundër hetimit apo për të influencuar hetimin, apo për të bërtitur ‘montazh montazh’, por më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi asbolutisht përpara një prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm”, theksoi Rama.

Më pas ai kërkoi hetim për rastin, duke kërkuar deri ndjekje penale për deputetët e opozitës që sipas tij janë përfshirë në skandalin e sajimit të një video-përgjimi.

“Për mjaftojë mua si kryeministër për të krijuar bindjen se ministri i Brendshëm duhet të vijojë detyrën, por nuk e bëjnë hiç më pak urgjente nevojën për një hetim shterrues të prokurorisë.

Dua të ndaj me publikun bindjen time se kjo është një sfidë e madhe e drejtësisë që të gjithë kërkojmë. Në këtë sfidë, prokuroria e para dhe gjykata pas duhet t’u japin shqiptarëve provën e të vërtetës: ose duhet të provojjnë shkencërisht autenticitetin e audio-përgjimit, ose pastaj, askush e kushdoqoftë, me çfarëdo imuniteti politik nuk mund të luajë qensh me këtë vend, me dinjitetin e njerëzve të këtij vendi, me gjakun e tyre që trajtohet si ujë për t’u helmuar çdo ditë”, deklaroi kryeministri. /tesheshi.com/

Related posts

ARRSH rihap procedurat për lotin e parë të Unazës së madhe

dritatv

Dosja e krimeve në Shkodër; Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton si një të vetme

dritatv

Protestat e opozitës, Kryemadhi: Rezistencë në të gjitha frontet

dritatv

Leave a Comment