Rama, KK, K**** e Kanarit dhe KÇK-ja

Nga Basir Çollaku

Kur një njëri kapërcen livadhin e logjikës, normales, arsyes, lë larg të zakonshmen, harbon ku ti zënë këmbët, shkurroset vend e pa vend, dalldis orë e minut, kiametoset me vetveten, hungërin gjithë dynjanë, mbllaçit shëmtuar kusuret, spërkat me siklet kë ti shigjetojë ndërmendja, jargavitet ndaj të mëdhenjëve pushtetmbajtës, hakërrhet ndaj të fakirëve, shurroset para të fortëve, kokainoset ndaj të butëve, më së paku, njerëzia e kthjellët, i thonë Koqe Kanari. Për ta këshilluar kujdesshëm, e më tej, e lëmë shfrenimin e fjalëve për të gjetur një emër të vërtetë therës, e degdisim gjuhën, më thellë në hartën e trupit. Duhet kujtuar se Koqja e Kanarit, është kokkra e hekurit në peshoren e vjetër të vaktit të Portës së Lartë, tërheqja e së cilës, identifikon rëndësën e ngarkesës në peshë. Kësaj herë duket në kokë e në gjuhë…

Ky imponim të vjen si qasje të thuash menjëherë, kur dëgjon Edi Ramën tek flet nga foltoret, mikrofonat, ekranet, ziafetet, shëtitjet zullumqare, koncensionet e stomakut të tij, shumëkatëshet e vartësve të llogarisë së tij, stadiumet private, bregdetin e kafshuar, atletët me banavrekë, femrave të çakorduara prej tij, e mjaft shprishje në sjellje e në model. Pas letrës grarishte të heroinave të Kuvendit, dërguar Hollandës si lutje mosrefuzimi, por si turp shkarjes mendore, dëbimit francez nëpërmjet kryeministrit se nuk është gati kjo qeveri të hapë negociatat, kur ia kalon Sirisë në eksod njerëzor, kurrizit të kthyer të Danimarkës, murit të ringritur 9 katesh të Berlinit, Edi Rama, ka dalë nga binarët, biologjikë, psikologjikë, ligjorë, shtetarë, njerëzorë, e çdo lloj hullie humane e normale. Ka dhe dhjetë ditë, mbeten ende, ca orë rrëkeje fjalësh për të sharë dynjanë, meqë e ka marrë vesh si dreqi, se ia kanë hequr vizën. Atë të shtetit në antarësim, se për vizat e bardha kujdeset vetë Kryeministri. Përpiqet të ngrejë alibinë e pafajësisë kur troket dështimi, duke na bërë viktimën. Ka mbetur live nëpër lajme 25 orë gjatë 24 orëve, të ditënatës. Rama, është një viktimë vrasëse. E ka zënë halli me drejtësinë. Pasi e ka masakruar, kontrolluar, shpartalluar, kujton se mund të pranohet në BE, një vend monist, pa gjykata, Kushtetuese dhe të Lartë. U turret atyre të pabindurve në sistem, të cilët kapërcejnë frikën dhe denoncojnë, arrestojnë, keqbërës zyrash të shtetit. Kap Çfarë të Kapësh, KÇK-ja, është një zhargon rrugësh, një rrugaçëri qeveritare tashmë, nëpërmjet së cilës Rama mundohet të surprizojë qytetarët. Sipas tij kjo, KÇK, qenka organizata kriminale e drejtësisë, ajo arrestuesja e kadastrës, hipotekës, plaçkitësve të pronave në bregdet. Ky qelibari i pispillosur, tashmë leshmbuluar në surrat, ka harruar se është KryeKÇK, ka një K më tepër se ata të akuzuarit prej tij. Pra Rama është një KKÇK. Sepse nuk ka lënë asgjë pa kapur. Të tjerët sipas Ramës kapin çfarë të munden, ky i ka kapur të gjitha. Qeverinë, Parlamentin, Drejtësinë, ka mbetur vetëm ajri.

Nervozizmi i Ramës përveç katrahurës së zezë nga Brukseli dhe Uashingtoni, i ka plasur edhe në Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, ngado. Ikja e Vangjush Dakos është formalitet, sepse tërmeti vjedhjes është aty. Amerikanet e shpallën non grata Dakon, njeriun besnik e punëshumë për Ramën, kur ishte në detyrë e në hetim, si njeri të përfshirë në afera të mëdha korrupsioni, për të cilat ata kishin prova serioze. Zëvëndësimi me punonjësen e tij Sako, nuk e asgjëson telashin e sapozbuluar pjesërisht. Sulmi kanibal publik i Edi Ramës ndaj zyrtarëve të drejtësisë, ende pa mbaruar shqyrtimi në shkallët e gjyqsorit, ende pa mbyllur dosjen akuza, tërbimi këtë muaj ka rënë mbi prokurorin Arjan Ndoja dhe gjyqtaren Besiana Garxenaj. Sepse çmuan kallzimin e një qytetari të bazuar në prova si pretendim të veshur më pas me prova për të shkuar dhe arrestuar Liridon Pulën, drejtorin e Kadastrës së Durrësit. Lepuri hedh valle pikërisht aty, nuk fle asnjë sekond. Prokuroria ka kërkuar arrestimin me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për drejtorin e kadastrës, Liridon Pula, dhe ka shpallur në kërkim ish-drejtuesin e ALUIZNI-t Flamur Gjuzi. Gjyqtarja Besiana Garxenaj la në fuqi kërkesën e akuzës si masë sigurie për Pulën dhe Gjuzin. Më herët ishte arrestuar nëndrejtori Arben Isaku dhe Lusiena Kurti. Prangat e qarkuara në duar drejtorësh, në dopsje sekretesh, abuzimesh, vjedhjesh kanë terrorizuar Dakon, Sakon, Braçen, me një sjellje të paprecedentë ulërimash në sallën e gjyqit dhe së fundmi Ramën. Ata kanë për të folur shoku Rama. Të gjtihë. Përse nuk ulërite dhe the do bëj namin ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë kur tha se kemi prova për përfshirjen e Dakos në afera të mëdha korruptive?? Skishe këllqe dhe të ndenjura, ndaj hungëret nëpër sallën e Kuvendit ku ka më shumë pula se në hipotekë. ?? Tani do rregullosh drejtësinë zotrote, tani kur ke masakruar çdo pronë e çdo qindarkë, pasuri të shqiptarëve, 500 mijë prej të cilëve i dëbove jashtë vendit me përndjekje barbarësh??

Tani të kanë mbaruar impulse, karta nuk rimbushet.

Kështu sillet vetëm një Koqe Kanari i jonderuar Kryeministër.

Pak muaj më parë kështu klithje dhe ndaj prokurorëve, Besim Hajdarmataj, më vonë Valdimir Mara dhe Dritan Prençi, kur donin të të arrestonin Sajmir Tahirin, por nuk zëlëshove asnjë tingull ndaj atyre që të ndihmuan me kulaç dhe kërbaç në mjaft dosje të tjera. Nuk pipëtive kur kaloi në vetting shkalla e parë Donika Prela dhe Adrian Dvorani, me nga 100 milionë lekë xhepi pa burim. Teksa deklaronin Shqipëri hesapi..!!Ndërbërësit e Ramës, kontrollorët dhe ekzekutuesit e porosive të tij! Një prokuror kishte blerë 500 metra tokë dhe ti u tmerrove se sipërfaqja u shtua në transaksion, por nuk the kështu për kandidatin për prokuror të përgjithshem Olsi Çela..Edhe ai kishte shitur banësen po familajrëve të tij duke shumëfishuar paratë dhe dyshimet, por KPK, e thelloi pafajësinë. Sepse u hollua Xibraka?? Apo ke plane të tjera. Nuk qëllove me veshët hapur as kur shkarkuan tërësisht pa asnjë argument gjëkundi Antoneta Sevdarin, duke larguar nga KLP një emër jashtë kontrollit tënd. Nuk lëshove asnjë psherëtimë as për Nurihan Seitin apo Bujar Sheshin, me të shkuar në hetuesinë e siguirimit të shtetit, por sot në kupolën e Prokuroisë në vendimmarrje??. As e vravë fjalën as për Arta Markun, të bindurën e madhe, në çdo mesazh apo telefonatë dhe merak tëndin, për këdo kë dëshirë ta nxjerrësh nga belaja. E kishe bërë traditë kur nisje kanosjet, ultimatumet, ndjekjet deri në vendstrehimet e tyre, ndaj Dritan Zaganit dhe Emiljano Nuhut, oficerëve të cilët sakrifikuan deri nërrezik jetë kundër trafikantëve e banditëve, ushtarë të freskllëkut tënd.

Emra ka pafund..

Por KKÇK dhe KÇK, në mjaft raste flasin se përdorja u vjen kur bëhesh Koqe Kanari… zyrtarizimi i emërtesës vjen për herë të katërt me 18 tetor..Gërmat e para vijnë nga Holanda, Franca, Danimarka, Gjermania… Ska kohë as për të iku, pa dhënë llogari, dhe fshehur llogari.

/Shijak Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi