Rama kërcënon qytetarët: Ju pret burgu, nëse deri në 31 janar nuk keni paguar ujin

Kryeministri Edi Rama ju ka kujtuar sërish shqiptarëve se pas1shkurtit kush nuk ka paguar faturat e ujit të pijshëm e pret burgu.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, ndaj dhe boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet.

Sipas tij, shërbimi me ujë 24 orë në çdo biznes e shtëpi arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke arritur dhe investimet falë kontributit të secilit.

“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese. Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon. #Shqipëriaqëduam është aspiratë dhe detyrim për çdo shqiptar”, shkruan Rama në “Facebook”./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi