Rama, inspektim në Lezhë. Kryeministri viziton bizneset që janë ndihmuar nga qeveria

Kryeministri Edi Rama ishte në Zejmen të Lezhës, ku ka përfunduar faza e parë e investimit në rrjetin elektrik të tensionit të mesëm, me gjatë 65 km dhe vlerë një vlerë prej 85 milionë lekësh, që ka mundësuar vendosjen e 150 shtyllave të reja, 10 kabinave dhe rinovimit të linjave.

“Faza dytë brenda muajit mars, sepse planifikojmë që të gjitha rikonstruksionet të mbarohen para fillimit të sezonit të verës”, tha ministrja Balluku.

“Jo vetëm këtu, por në shumë zona, investimet e fundit janë bërë në fazën e elektrifikimit dhe faktikisht sistemi është sistemi i kohës së elektrifikimit, prandaj edhe një erë të fryjë, borë po e po, këputen linjat dhe duhet filluar nga e para”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri vizitoi edh një fabrikë të përpunimit të ullirit dhe fruta perimeve që me mbështetjen e AZHBR ka rritur kapacitet dhe teknologjinë e prodhimit, duke eksportuar jo vetëm në Ballkan, por edhe vende të BE-së si Gjermania, Italia e Zvicra.

“800 vetë të punësuar. Kur eksportuam në Itali për herë të parë m’u duk sikur kapa qiellin me dorë”, tergoi sipërmarrësi.

“Në të gjithë këtë volum eksporti që është rritur dhe që ka shkuar jashtë nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsht për arsye të standardit, se këtu një rast, bëhet nami, “janë me kimikate, janë me helme, janë me këto e janë me ato” edhe çmendet ky milet. Natyrisht që ka raste abuzimi, por produktet tona asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht”, deklaroi Rama.

Rama vizitoi edhe një tjetër sipërmarrje ku dorëzoi certifikatën e agroturizmit, që mundëson lehtësi fiskale për kë investon në këtë sektor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi