Rama injoron opozitën, asnjë fjalë në takimin e bashkëqeverisjes

Kryeministri Edi Rama ka injoruar tërësisht opozitën dhe protestën e saj të pasdites së të martës para Parlamentit.

Gjatë 45 minutave në takimin e bashkëqeverisjes me njerëzit, kreu i qeverisë nuk tha asnjë fjalë mbi situatën e fundit politike. Në daljen publike ai ka konfirmuar qëndrimin se vëmendja e qeverisë shkon vetëm tek zgjidhja e problemeve të qytetarëve të thjeshtë.

Gjatë takimit, kryeministri tha se në platformën e bashkëqeverisjes janë regjistruar mbi 35 mijë ankesa nga qytetarët, duke paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata nëpunës që do zvarrisin zgjidhjen e problemeve të tyre apo do i neglizhojnë ata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi