Rama i përgjigjet Mustafës/ Më befasoi, kam respekt, por gjuha e përdorur…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Ohri deklaratave të Isa Mustafës, lider i LDK-së, i cili e quan nismën për “mini-Shengenin Ballkanik” si “Jugosllavia e re”.

Në një komunikim me gazetarët shqiptarë, pas konferencës së përbashkët me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama theksoi se deklaratat e Mustafës e kanë befasuar.

Rama u shpreh se ka respekt për Isa Mustafën, por ka opinion të ndryshëm nga ai. Ndërsa e cilësoi gjuhën e përdorur nga Mustafa si jo fort elegante, Rama u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me “Jugosllavinë e re”.

“Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij.

Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë. të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante.”

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Detaje nga takimi në Munih: Si u përplasën Kurti e Vuçiq

Në Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë u zhvillua të premten një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. Paneli i diskutimit ka...

Evitoni këto ushqime nëse keni probleme me pagjumësi

Kujdes çfarë hani në mbrëmje Shpesh, gjatë gjithë ditës kujdesemi se sa dhe çfarë hamë, andaj mbrëmja na lë të gatshëm që të bëjmë...

Buffon: Rinia ime, plot marrëzi. Në portë, edhe dhjetë vjet të tjera

Një nga portierët më të mirë në botë, Gianluigi Buffon, i cili aktualisht mbron portën PSG, ka publikuar të dhëna të panjohura nga jeta...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...