Rama i jep lule lezhjanit: Bardh e kuq se ke votuar LSI, blu s’kam

Nuk kanë munguar batutat gjatë një takimi të shkurtër që kryeministri Edi Rama ka pasur me banorë të Torovicës me rastin e nisjes së punimeve për rikonstruksionin e rrugës. Një buqetë me lule e destinuar për kryeministrin, Rama ka preferuar t’ia japë një banori e motivi sipas shpjegimit të vetë atij, ishte se lulet bardhë e kuq ishin me ngjyrat e LSI-së. Kështu kreu i qeverisë i ka nxjerrë edhe informacionin se për kë kishte votuar banori në fjalë.

Rama Lezhe

Dialogu
Rama: Po këto lulet? Jepja atij jepja. Hajde merri.
Banori: Faleminderit, mirë se erdhe!

Banori: Dhurata më e mirë kjo ishte për mua.
Rama: E di pse ta dhashë ty se është bardh e kuq, ti ke votuar për LSI-në.
Banori: Për LSI-në nuk kam votuar asnjëherë në mënyrë absolute. Për PD kam votuar, për LSI-në jo.
Rama: Ke votuar për PD-në ë, epo lule blu nuk kam unë.
Banori: Boll bukur këto.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi