Rama e Balla në Cërrik: Kjo zonë do ketë investime të reja

Kryeministri  Edi Rama së bashku me numrin dy të PS-së, Taulant Ballën ishin sot në fshatin Mollas të Cërrikut për të inspektuar punimet që po kryhen nga OSHEE në rrjetin elektrik, i cili sipas tyre do të garantojë furnizimin e qëndrueshëm me energji të shumë zonave që më parë ishin të harruar.

Shefi i qeverisë tha se banorët e kësaj zone nuk do të lihen në harresë, por me investimin e kryer do të bëhet e mundur furnizimi me energji sipas parametrave.

‘Këtu erdhëm për të parë punën që po kryhet nga OSHEE.  Investimi i fundit është bërë kur është elektrifikuar vendi. U desh ajo reformë dhe u desh sakrifica e shumë familjeve që paguan detyrimet dhe pak nga pak po ndryshojmë rrugën e të ardhmes duke filluar të investojmë. Do të keni energjinë të pa ndërprerë  dhe sipas të gjithë parametrave. Kjo zonë është e rregullt në pagesat e energjisë. Më vjen shumë mirë që e realizuam këtë pjesë, sigurisht  ka edhe shumë punë të tjera për të bërë”, tha Rama.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla  shfrytëzoi rastin t’u kërkonte ndjesë banorëve të kësaj zone. Ai tha se ishte një gabim që besimin e bashkisë ia dhanë katër vite më parë një kryebashkiake, i cila vinte nga radhët e LSI-së duke shtuar se Cërriku u harrua jo vetëm nga ajo por edhe nga vetë Monika Kryemadhi.

“Ne nuk kemi ardhur për të bërë një takim, por për të inspektuar punimet që po kryen OSHEE-ja. Unë dua t’ua them se brenda 3 muajsh të punimeve do të këtë 24 orë drita dhe  220 volt do të marrë fund problemi , që disa nëna më kanë thënë se nuk  punon mirë lavarticja. Me 30 qershor do ta bëjmë këtë zonë model. Është një investim shumë i madh.  Unë ju kërkoj për gabimin që kryem katër vite më parë duke i besuar bashkinë një përfaqësuesit të Monikës, i cili ashtu si Monika e mori në qafë Cërrikun”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi