Rama: Duam që deri në mes të dhjetorit të prekurit nga tërmeti t’i kthejmë në shtëpi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se synojnë që deri në mesin e dhjetorit t’i strehojnë në shtëpi familjet e prekura nga tërmeti 6,4 ballësh që goditi vendin e tij më 26 nëntor.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) dhe Radio Televizionin e Turqisë (TRT) mbi aktivitetet e ardhshme pas tërmetit që mori jetën e dhjetra personave, kryeministri Rama tha sapo kanë filluar të bisedojnë për hapat e ardhshme dhe se tani është koha që të kujdesen për familjet e prekura.

“Ne duam t’i vendosim ata në shtëpi më së voni deri në mes të dhjetorit. Por, natyrisht është larg nga e mjaftueshmja pasi që janë mijëra e mijëra familje që duhet t’u ndërtohen shtëpitë ose të sigurohen se ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama përshëndeti ekipet e huaja të shpëtimit të cilët ndihmuan në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit nën rrënoja.

“Që t’i shpërblejë këto veprime, nuk ka asnjë koment që unë mund të them për këta djem, vajza, burra e gra të cilët erdhën të ndihmojnë Shqipërinë në këtë moment tepër të errët. Ata ishin engjëjt tanë mbrojtës që erdhën nga qielli. Këto ditë kam parë gjëra të mrekullueshme dhe njëra nga më të paharrueshmet është trimëria dhe gatishmëria e këtyre njerëzve me uniformë, që hodhën jetën e tyre në një vend të huaj”, tha Rama.

Më tej, Rama bëri të ditur se tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha në prona dhe dëme materiale, por theksoi se “kemi miq të rinj, kjo është me të vërtetë e mrekullueshme”.

Kryeministri shqiptar po ashtu theksoi se me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, vazhdimisht ka kontaktuar në telefon dhe ka informuar për aktivitetet në terren, pasi që, siç thotë, ai beson tek presidenti Erdoğan dhe ndihma e tij nuk është një “surprizë”.

“Nuk është suprizë për mua, e dija që ai do ta bëjë më të mirën. Ai është një burrë që kur thotë ‘po’ është ‘po’ dhe kur thotë ‘jo’ është ‘jo’… ju pëlqen ose nuk ju pëlqen, po është po dhe jo është jo”, u shpreh kryeministri Rama.

Më 26 nëntor, Shqipëria u godit me një tërmet me magnitudë 6,3 ballë dhe përveç 51 viktimave dhe qindra të plagosurve, shkaktoi edhe dëme të mëdha konsiderueshme materiale.

Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulture, objekte të institucioneve, ndërsa vendi u godit në ditët e fundit edhe nga disa tërmete të tjera.

Presidenti Erdoğan dje paralajmëroi se pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, vendi i tij “si vëllezër turq do të ndërtojë 500 njësi të banimit në Shqipëri”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

20 rregullat e indigjenëve: nuk është e vështirë të jesh njeri i mirë!

Kodi i Etikës për njerëzit indigjenë të Amerikës së Veriut mund të na mësojë disa gjëra të vyeshme për jetën. Ngrihuni me diellin dhe...

PD shtyn protestën: Respektojmë Natën e Kadrit dhe Ditën e Fëmijëve

Shtyhet protesta e opozitës. Ndonëse ishte vendosur më 31 maj, opozita ka vendosur të shtyjë me dy ditë protestën e shtatë kombëtare. Vendimi është marrë...

Ministrja Hoxha: Kosova do të lëvizë lirshëm pa viza deri në fund të vitit 2018-të

Në një intervistë për KosovaPress, Hoxhaj ka folur për takimin që për dy ditë me radhë patën me delegacionin vlerësues të BE-së, për kriterin...

Së fundi

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...

Brazil: Numri i rasteve është rritur në 374.898, me 11.687 të infektuar të rinj të konfirmuar

Brazili konfirmoi 807 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me konfirmimin e...

Komisioni i Venecias vendos datën e sesionit plenar,

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni i Venecis do të mblidhet në qershor. Komisioni i Venecias ka caktuar datat 18 dhe...