Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa i kujton atij se Shqipëria nuk do të digjet, pavarësisht gjuhës që përdorë kryeministri. Ai shton se i vetmi që do të largohet nga pushteti është Edi Rama së bashku me mercenarët e tij.
Sipas tij, opozita shqiptare nuk trembet dhe këtë po e tregon çdo ditë nëpër rrugët e Shqipërisë, e cila e pret me protesta Ramën gjatë takimeve të tij elektorale.
Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendor të tij.
Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm! Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë. Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21qershor”-shkruan Basha.