Rama: Do marrim Pogradecin!

Pogradeci menaxhohet nga demokratët, por pas 30 qershorit Edi Rama është i bindur se bashkia do të marrë një drejtim të ri.

Nga Tushemishti, ku mori pjesë në prezantimin e projekteve në kuadër të programit “100 fshatrat”, kryeministri foli për një frymë të re që do i japë zhvillim zonës: “I siguroj të gjithë ata që na ndjekin këtu e që janë qytetarë të kësaj zone, të Pogradecit, se përndryshe nga sa mund të duket për shkak se ne nuk kemi edhe drejtimin e Bashkisë së Pogradecit, kemi qenë e jemi shumë të vëmendshëm dhe shumë të angazhuar që, jo vetëm kjo zonë e bekuar të mos mbetet mbrapa, por përkundrazi dhe rruga e hyrjes në Pogradec është vetëm një shprehje e këtij angazhimi, ndërkohë që të gjitha këto projekte presin edhe fundin e qershorit për të marrë dhe atë si të thuash fuqinë e domosdoshme ekzekutive të një sinergjie të re, mes qeverisë dhe pushtetit vendor”.

Ndalesa e parë e kryeministrit në juglindje të vendit ishte në Korçë, ku vizitoi maternitetin e ri, një investim nga buxheti i shtetit me vlerë 1.5 milionë euro për infrastrukturën dhe 800 mijë euro për pajisjet. Rama nuk harroi t’i përgjigjej akuzave të kundërshtarit politik për koncesionet në shëndetësi.

“Ne kemi investuar dhe i kemi kërkuar ndihmë privatit që të garantojmë cilësinë më të lartë të instrumenteve mjekësore që ju po e thoni vetë ishin që në kohën e dashurisë shqiptaro-kineze dhe faktikisht privati ka bërë investimin, ne paguajmë çdo vit. Garantohet një ulje drastike e infeksioneve post-operatore, që ju e dini më mirë se unë, garantohet që ju punoni në kushte optimale, me instrumente optimale dhe ne hamë dynjanë. Por, e rëndësishme është që ju jeni në rregull. E këto na thonë jo koncesionet, jo vjedhjet”, tha Rama.

Në Korçë, Rama vizitoi edhe markatën e re të prodhimeve bujqësore dhe blektorale si dhe inspektoi punimet për terminalin e ri të autobusëve dhe mikrobusëve të linjave interurbane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi