Rama “bën historinë” me Mid’had Frashërin: nderon një të djathtë si i majtë

Kryeministri Rama ka shënuar precedentin e rrallë në politikën shqiptare, që duke qenë në krye të së majtës, ka nderuar me fjalët me të zgjedhura një të djathtë. Pasi qeveria e tij mundësoi ardhjen në atdhe të ashtrave të Mid’had Frashërit, ai vetë ka mbajtur një fjalim monumental mbi varrin e ri të atij që konsiderohet themelues i Ballit Kombëtar, por njëherë një nga figurat më të ndritura të mendimit shqiptar të fillimshekullit të ’20.

Ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përçarësit si shprehi e një pale të vjetër kundër një tjetre pale të vjetër mbase vlen dhe për një reflektim. Mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë, por nga gjyqi i pafundëm rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimitarët për të poshtruar të mundurit. 

Mjaft kemi trilluar dhe kemi shpifur pa arsyetuar dhe pa gjykuar me ndershmëri dhe ndërgjegje, mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më duke u vënë në gojë ç’nuk kurrë nuk kanë thënë, madje ç’nuk kurrë as mund të kenë menduar, për t’i lëshuar pastaj si flakadanë të përçarjes”, tha Rama.

Kreu i qeverisë potencoi faktin se as prej dorës e as prej gojës së tij, kurrë nuk buroi ndonjë vrasje, aq më pak kundërshtarësh politikë.

“Mid’hat Frashëri ishte dhe mbetet sot e gjithë ditën një shembull i gjallë, ndërkohë që shumëkush nga ata që ishin dhe e përdorën si një shembull kundër të gjallëve sot janë të vdekur dhe të panderuar. Ai ndërtoi një patriotizëm të shpenguar nëpërmjet zemrës siç vetë ai shkruan: Nuk bëhet gjësendi me smirë dhe urrejtje!”.

Në fund, Rama bëri përshtpoje me nderimin e një prej miqve të tij të kahershëm, por kundërshtarë të tij politikë, Aurel Plasari, kur tha këto fjalë:

“U prehtë në paqe në nëndhehun e Shqipërisë Mit’hat Frashëri dhe koha pastroftë më tutje baltën, që më së pari i nderuari shqiptar buzëhollë Aurel Plasari dhe unë mesa munda filluam të pastrojmë sot”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi