Rama: Autoambulancat e emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Shqipëri nga Turqia do të mbërrijnë autoambulancat e reja për emergjencat civile,  (AA).

“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë për AA konfirmuan se autoambulancat në fjalë janë një nga elementët e grantit të Turqisë në funksion të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, konkretisht për forcat e specializuara për emergjencat.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Institucionet turke ofrojnë ndihmë të vazhdueshme për Shqipërinë në fusha të ndryshme, duke kontribuar edhe në logjistikën ushtarake dhe të emergjencave civile.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shkup, promovohen vlerat kulturore dhe turistike të Turqisë

Konsulenca për Kulturë dhe Promovim pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, me rastin e 21 dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni,...

Mënyra natyrale si të shëroni mishrat e dhëmbëve

    Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga infeksioni i mishrave të dhëmbëve, e dini se sa e dhimbshme mund të jetë kjo. Fillon me një skuqje për...

NATO mbledhje të jashtëzakonshme për Sirinë

Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s, do të takohet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të biseduar rreth sulmeve të SHBA-ve, Britanisë së...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...