Rally Dakar 2019/ Etapa 3, “Ferr” për protagonistët

Nuk kanë të përfunduar telashet për Cristiano Ronaldon. Nga Anglia vijnë akuza të reja në drejtim të yllit portugez të Juventusit nga një tjetër ish -e dashur e tij, Jasmine Lennard.

Etapa e tretë e Rally Dakar mund të konsiderohet ajo që u shkaktoi problemet më të mëdha të mëdhenjve të këtij kompeticioni. Pas përfundimit të saj renditja e përgjithshme ka pësuar ndryshime të rrënjësishme duke qenë se kryesimin e kanë marrë pilotë të tjerë. Në kategorinë e motorëve, kryesuesi Joan Barreda u detyrua të tërhiqej nga evenimenti pas një gabimi që e la atë të bllokuar për rreth dy orë në një zonë të lartë në kilometrin e 143.

Probleme pati edhe kampioni në fuqi, Mathias Walkner që devijoi nga itinerari i tij duke e zgjatur atë me 4 km, gabim që gënjeu edhe Ricky brebec e Toby Price që u vunë në ndjekje të austriakut. Nga e gjithë kjo përfitoi Pablo Quintanilla që u rendit i dyti në këtë etapë, pas fituesit Xavier De Soultrait, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit argjentinasi Benavides. Quintanilla në fakt mori kryesimin e renditjes së përgjithshme duke lënë pas Kevin Benavides dhe Sam Sunderland.

Në kategorinë e makinave rishfaqet Stephane Peterhansel që fitoi këtë etapë të tretë duke i dhënë një leksion të mirë të gjithë ndjekësve të tij. Francezi e fitoi etapën e tretë të Rally Dakar me kohën 3 orë 54 minuta e 31 sekonda duke lënë pas tij Nasser Al Attiyah me 3 minuta e 26 sekonda më shumë, ndërsa ai që kaloi vijën e finishit i treti ishte Przygonsky.

Edhe këtu problemet për protagonistët ishin të shumta duke nisur nga Sebastian Loeb që humbi rreth 43 minuta, ndërkohë që Carlos Sainz në kilometrin e 38 të proves speciale shkatërroi një prej gomave të makinës së tij Mini të cilën e riparoi pas rreth 3 orësh. Nuk ishte një ditë e lehtë as për Cyril Despres që humbi rreth 25 minutash në Dunën Argjentina. Renditja e përgjithshme kryesohet nga Nasser Al Attiyah, i ndjekur nga Yazeed Al Rajhi në vendin e dytë dhe Peterhansel në të tretin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi