Rakiç: Nuk kam asnjë mik shqiptarë

Bashkëpunimi midis serbëve dhe shqiptarëve nuk ka ekzistuar kurrë në kuptimin e vërtetë të fjalës, tha sot në Mitrovicën e Veriut, kreu i Listës Serbe Goran Rakiç.

“Politikanët nga Prishtina kanë masë të dyfishtë. Kemi një polic të mirë dhe të keq, ai që dëshiron të paraqitet si mik i serbëve dhe ai që akuzon serbët për çdo gjë, në mënyrë që ky bashkëpunim të mos ekzistojë dhe të mos ekzistonte kurrë në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Rakiç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si serbët dhe shqiptarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, nëse i injorojnë politikat.

Siç shtoi ai, bashkëpunimi mund të ekzistojë në letër, por jo në jetë.

I pyetur nëse kishte një mik shqiptar, Rakiç u përgjigj: “Asnjë mik, por të njohuri po”. Rakiq theksoi se pa shtetin e Serbisë, qeverinë e saj dhe Zyrën për Kosovën, jeta e “serbëve në Kosovë do të ishte e pamundur”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi