Qyteti ku çmimet e qirasë nuk kanë ndryshuar prej 500 vitesh

Në qytetin e Augsburgut, një lagje e vogël ka pretendimin e pazakontë se nuk ka rritur qiranë e banesave prej më shumë se 500 vitesh.

Fuggerei, që pretendon të jetë projekti më i vjetër i strehimit social në botë, është vetëm pak minuta larg nga qendra e qytetit të Augsburgut, një qytet i bukur dhe i begatë në Bavarinë jugore.

Në rrugët e tij të ngushta gjenden 67 shtëpi me tarraca, të gjitha të pikturuara me të verdhë.

Për 142 banorët e lagjes, kremi mbi tortë është fakti se qiraja vjetore është vetëm 88 cent.

“Qiraja vjetore nuk është ndryshuar për gati 500 vjet. Në ato ditë ajo arriti në një Rheinischer Gulden, të cilin ne r kemi konvertuar në 88 centë në paratë e sotme “, tha për The Local, Astrid Gabler, zëdhënëse e Fondacionit Fugger.

Banorët duhet të paguajnë edhe 88 cent për mirëmbajtjen e kishës lokale, si dhe 85 euro për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe faturat e ngrohjes./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi