Qyteti i Shkupit do të furnizohet me 30 eko-autobusë

Nga viti i ardhshëm në rrugët e qytetit të Shkupit do të qarkullojnë rreth 30 autobusë të rinj me karburant ekologjik (gaz) me të cilët do të zëvendësohen autobusët e vjetër me karburant dizel dhe pa kondicioner.

Detajet për furnizimin e ri i bënë publike kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe drejtori i Ndërmarrjes Transportuese Publike-Shkup (NTP) Kristijan Çushkov.

“Me qëllim të blerjes së autobusëve të rinj, NTP Shkup mori vendimin për huamarrje te një institucion ndërkombëtar kreditor në vlerë prej 10 milionë euro, që do të ketë normë interesi prej 1 për qind, grejs periudhë 3 vjeçare si dhe afat 7 vjeçar të shlyerjes. Dinamika e projektit parasheh që në vjeshtë të shpallet një tender, ndërsa deri në fund të vitit të nënshkruhet kontratë me kompaninë nga e cila do të blihen autobusët”, tha Shilegov për të shtuar se autobusët do të jenë me dysheme të ulët, për hipje më të lehtë të pasagjerëve.

Qëllimi, tha Shilegov, është që Shkupi të ketë transport urban modern efikas, por njëkohësisht edhe ekologjik.

“Autobusët me gaz kanë efikasitet energjetik. Krahasuar me shpenzimet e autobusëve të vjetër me naftë, këto autobusë konsumojnë pothuajse dy herë më pak karburant, gjë që do të zvogëlojë koston. Avantazhi më i madh është se ato lëshojnë më pak CO2, dhe si të tillë pothuajse nuk ndotin fare ajrin”, tha ai.

Siç informoi kreu i Qytetit të Shkupit, në transformimin e trafikut publik në Shkup do të përfshihen edhe transportuesit privat./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi