Qytetarët të dëshpëruar me Policinë e Kosovës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile POINTPULSE, në kuadër të javës kundër korrupsionit ka mbajtur konferencë me temë “Rreziku i korrupsionit në Policinë e Kosovës”, ku është vlerësuar se anketat me qytetarët kanë treguar rënien e besueshmëris sikur edhe kanë rritur besimin se edhe në Policinë e Kosovës ka korrupsion.

Qëllimi kryesor i konferencës sipas organizatorëve është nxitja e diskutimeve në lidhje me fuqizimin e integritetit policor, sfidat në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Policinë e Kosovës nga institucionet përkatëse.

Brahim Sadriu nga departamenti i burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës duke folur për organizimin dhe veprimin e Policisë se Kosovës në të gjitha segmentet sikur edhe planet afatshkurta dhe afatgjate ka thënë se tashmë Policia është në fazen e fundit për fillimin e implementimit të planit kundër korrupsionit në policinë e Kosovës.

Sipas tij, ky plan pritet të filloj në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

‘Policia do të ketë raportim tre mujor pas fillimit të implementimit të planit kundër korrupsionit.Fokusimi ynë do të jetë në rritjen e transparencës dhe veprimet të cilat lidhen me mekanizmat të brendshëm në mënyre që të rritet kontrollimi në secilin sektor, fuqizimin nga mbykqyrësit e drejtpërdrejt, veprimet të cilat integrojnë dhe do të marrim trajtime në drejtorit rajonale’, theksoi Sadriu.

Nga ana tjetër Burim Raçi, Udhëheqës i hetimve në Inspektoratin Policor të Kosovës, nuk e mohon dukurin e korrupsionit në sistemin policor derisa bëri të ditur se për nëntë muaj janë ngritur 130 raste për dyshime korrupsioni, ku 64 prej tyre kanë përfunduar me kallzim penal.

‘Misioni jonë është monitorojm Policinë e Kosovës ta rekomandojmë dhe ta hetojmë. Nga 383 ankesa për këtë periudhë kohore në departamentin e hetimeve, gjithsej i kemi ngritur 130 raste nga 1 janari e deri me 1 shtator të vitit 2017’ , tha Raçi.

Kurse Plator Avdiu nga QKSS-ja, duke folur për hulumtimin rreth besueshmëris në institucionin e policisë vuri në theks se 28 për qind e qytetarëve mendojnë që ka korrupsion në Policinë e Kosovës.

“Qendra Kosovare e ka matur nivelin e besueshmëris në Policinë e Kosovës. Sa i përket nivelit të korrupsionit ka ndryshime në përqindjen e mendimit të qytetarëve për korrupsion në polici nga viti në vit.

Derisa në vitin 2016 kishte shënuar rritje 11 për qind mendimi qytetar se në Policinë e Kosovës ka korrupsion, të dhënat nga hulumtimi për vitin 2017 janë shqetësuese përderisa mendimi qytetar për korrupsion në polici ka shënuar rritje 28 për qind”, tha Avdiu.

Ai ka paraqitur edhe disa të gjetura në Policinë e Kosovës, veçuar kështu edhe problemet në organizimin e brendshëm të saj, sikur që është rasti me gradime brenda policisë dhe disa telashe me promovim.

Çështjet për të cilat u diskutuan ishin performanca e mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës për parandalimin e korrupsionit policor, masat që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës kundër korrupsionit policor, performanca e Prokurorisë së Shtetit me qëllim të luftimit të korrupsionit policor, perceptimi i qytetarëve të Kosovës në lidhje me rrezikun e korrupsionit në Policinë e Kosovës dhe kontributi që mund të jap shoqëria civile dhe mediat në Kosovë për fuqizimin e integritetit policor./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi