Qytetarët porosi Haradinajt: Je tradhëtar nëse e heqë taksën ndaj Serbisë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për ‘The Washington Post’ ka deklaruar për mudësinë e heqjes së taksës 100 për qind, për produktet e Serbisë, por një deklaratë e tillë ka acaruar qytetarët e Kosovës të cilët besojnë se kryeministri Haradinaj do ta mbajë premtimin e dhënë se nuk do ta heq taksën ndaj Serbisë pa e ndryshuar qasjen në raport me Kosovën.

Qytetarët mendojn se heqja e taksës nuk është kompetencë e presidentit dhe se këtë mund ta bëjë vetëm kryeministri Haradinaj, tek i cili besojnë se nuk do të do ta kthen mbrapshtë fjalën e dhënë.

Ndryshe tërheqjen e vendimit të taksës nga kryeministri Haradinaj, e vlerësojnë si tradhëti nga ana e tij.

Nga ana tjetër qytetarët shprehen të shqetësuar se deklaratat ndryshe të presidentit Thaçi me atë të kryeministrit tregon për një mos koordinim në mes udhëheqësve të shtetit.

“Unë mendoj që është një mos koordinim në mes presidentit dhe kryeministrit, sepse ai thotë ndryshe ky thotë ndryshe. Me aq sa kom lexu në media nuk e besoj që Haradinaj do ta mbështes vendimin e presidentit Thaçi për tërhekjen e taksës ndaj Serbisë. Jam e bindun që këtë vendim që e ka marr nuk do ta tërhek, por në qoftëse e ndryshon do të dilte shumë keq”, tha qyetetarja për Kosova Post.

Një i anketuar tjetër, thotë se pavarësisht presionit që mund të ketë Haradinaj, nuk duhet të dorëzohet sepse në rast se e merr parasysh deklaratën e presidentit, ai mund të konsiderohet tradhëtar.

“Presion është duke u bërë në Haradinajn, presion o ka bohet në botë. Unë mendoj që presidentin Thaçi duhet me e ndal, me çdo kusht duhet me ndal, ai ka bo pazare me Edi Ramen e Vuçiqin për me ia dhënë Veriun. Presion i madh është duke ju bë Haradinaj, por nëse ai e hek taksën atëherë atij si duhet jeta hiq sepse do të konsiderohet si tradhëtar”, u shpreh një qytetarët tjetër.

Hekja e vendimi të taksës ndaj Serbisë, sipas një anketuesi tjetër, nuk mund të heket pa disa koncensione te caktuara.

“Presindenti Thaçi nuk e ka vu taksën, prandaj nuk është kompetencë e tij, as me vnu e as me hjek . mendoj se Haradinaj e ka vu, ka bo mirë por ka koncensione të caktune sma merr mendja që e hekin. Këto koncensione të caktune janë: pranimi ose eventualisht rikthimi i shqyrtimit në INTERPOL, rikthimi i njohjes së 12 vendeve që e kanë tërhek njohjen, ka edhe koncensione të tjera , pa u plotësu disa kushte nuk ma merr mendja, ai komprementohet vet”, u shpreh qytetari.

Menjëherë pas deklaratës së presidentit Thaçipër mundësin e heqjes së taksës ndaj Serbisë, ka reaguar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala , i cili tha se vendimet për heqjen e taksës i merr vet Qeveria e Kosovës e asesi presidenti Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi