Qytetarët durrsakë kërkojnë zgjidhje për vendin që helmon qytetin

Ndërsa Qeveria po mban mbledhjen e saj të radhës në qytetin bregdetar të Durrësit, opozita dhe qytetarë protestuan pranë vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano duke kërkuar zgjidhje të problemit që po helmon qytetin.

 Këshilltarët e opozitës e kanë ngritur shpesh shqetësimin në Këshillin Bashkiak, po shumica e votave e ka lënë të patrajtuar problemin. Deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi kryebashkiakun Dako për reagimin negativ ndaj situatës qe po ndikon në shëndetin e banorëve.

Pas mbledhjes së qeverisë, i pyetur nga gazetarët e Durrësit mbi këtë situatë, kryeministri Edi Rama tha se është në fazë studimi vlerësimi i katastrofës mjedisore të shkaktuar nga mbetjet e patrajtuara urbane, që kanë pushtuar edhe grykëderdhjet e lumenjve Ishëm dhe Erzen.

Ai dha si afat për një vendimmarrje të mundshme vjeshtën e vitit të ardhshëm për ta çliruar Durrësin nga kjo plagë. Rama shkoi më tej duke e shtyrë në kohë ndërhyrjen dhe vlerësuar si mundësi reale që mbetjet e Durrësit të trajtohen në impiantin që po ndërtohet për mbetjet urbane në Tiranë.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi