Qytetarët dhe kompanitë kanë marrë më shumë kredi në tremujorin e dytë

 

 

Sektori korporativ kontibuoi më së shumti për rritjen e aktivitetit kreditor në tremujorin e dytë të këtij viti, tregon raporti më i ri i Bankës Popullore.

Sipas raportit, në bazë vjetore, rritja kreditore në fund të tremujorit të dytë të këtij viti arriti 6,3 për qind.

Lidhur me burimet e financimit, është vërejtur rritje e përshpejtuar edhe e depozitave. Rritja vjetore e depozitave të përgjithshme në fund të qershorit arriti 10,5 për qind, që gjithashtu, është mbi projeksionin e fundit prej 7,4 për qind.

“Përshpejtimi i rritjes tek depozitat në tremujorin e dytë del prej depozitave të ndërmarrjeve, me kontributin e mëtejmë pozitiv të depozitave të amvisërive”, vlerësoi BPRM.

Pritet trendet pozitive tek baza e depozitave të bankave të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke siguruar burime stabile për financimin e rritjes kreditore, që sipas projeksionit të prillit, në dy vitet e ardhshme do të lëvizte midis 6,5 dhe 7,7 për qind.

“Pritet ekonomia vendore edhe më tej të mbështetet prej aktivitetit kreditor të bankave, në mungesë të presioneve të inflamacionit dhe ruajtjes së pozitës së volitshme të jashtme, që do të mundësojë ruajtjen e rezervave devizore në zonën e sigurt, vlerëson Banka Popullore./telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi