Qofte Në Salcë Domatesh Dhe Kos

Pritshmëritë ndaj një amvise janë gjithmonë të mëdha.

Ajo duhet të shkrijë talentin çdo ditë të javës për të kënaqur familjen por edhe për të gëzuar reputacionin e një amvise duarartë në të gjithë rrethin e ngushtë e të gjërë familjar e shoqëror.

Një nga ushqimet që një amvisë presupozohet të dijë të gatuajë symbyllur janë qoftet.

Përgatitja e qofteve nuk kërkon aftësi të mëdha në kuzhinë, megjithatë çdo amvisë shqiptare e di se qoftet janë art.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën turke të qofteve të cilat kombinohen shumë mirë me simitet e bëra në shtëpi por edhe me salcën e domates dhe kosit.

Përbërësit

2 pite rrethore ose panine

750 gramë mish të grirë viçi ose qingji

1 qepë mesatare të grirë hollë

50 gramë majdanoz të grirë hollë

500 gramë kos natyral me yndyrë

2 lugë gjelle me gjalpë ose vaj ulliri ekstra të virgjër

Për Salcën E Domates

1 qepë e vogël e grirë hollë

2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

2 thelbinj hudhër të qëruar e të grirë hollë

1 spec djegës i pastruar nga farat dhe i prerë

750 gramë domate të qëruara dhe të prera në copa të vogla.

1 lugë çaji me sheqer

Përgatitja

Në fillim të përgatitjes së kësaj recete do të merreni me salcën e domates.

Skuqeni qepën deri sa të zbutet, shtoni hudhrën, specin djegës dhe kaurdisini së bashku për disa minuta.

Shtoni domatet, kripën, piperin, sheqerin dhe lërini të gatuhen për 10 minuta.

Ndajini pitet ose paninet në dysh, ngrohini në tostierë ose furrë deri sa të bëhen kërce dhe më pas ndajini në copa të vogla.

Tani është rradha e qofteve.

Mishin e grirë spërkateni me kripë dhe piper dhe përpunojeni me duar.

Shtoni qepën, majdanozin dhe përpunojeni sërish.

Jepuni qofteve formën e salçices së vogël ose rrethore sipas preferencës.

Qoftet mund t’i piqni në furrë ose në skarë sipas dëshirës.

Kur t’i servirni, në pjatë shtroni copat e pites, salcën e ngrohtë të domates dhe një shtresë të trashë kosi.

Vendosini qoftet sipër dhe servireni menjëherë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Turqi, 9 të vdekur dhe 47 të plagosur në përplasjen e trenit të shpejtë

Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, ka bërë të ditur se të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 47 të tjerë mbetën...

Prishtinë, shënohet “15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”

Me rastin e trevjetorit të tentimit për grusht shteti në Turqi, Ambasada Turke në Prishtinë organizoi ceremoninë “15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe...

Stoltenberg për Agjensinë Anadolli: NATO solidarizohet me Turqinë kundër kërcënimit të terrorizmit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca Veriatlantike solidarizohet me Turqinë kundër kërcënimit të terrorizmit. Stoltenberg foli për Agjensinë Anadolli në lidhje...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...