QKUK pasurohet më një aparaturë të re për personat që vuajn nga zemra

QKUK-së nga sot iu është shtuar edhe një paisje e rëndësishme për mjekimi e cila kap një shifër mjaftë të lartë.

Angiografia ëshë paisja e cila nga sot gjendet në QKUK, e për të cilën janë paguar rreth 2.1 milion euro, këtë e ka bërë të ditur minsitri i Shëndetësisë Uran Ismaili përmes një postimi në rrjetin e tij social “facebook”, ku përmes së cilit ka njoftuar të gjithë qytetarët për arritjen e paisjes në fjalë, duke shtuar më tutje se një paisje e tillë është dashur të jetë shumë më herët por që për shkakë të keqmenaxhimeve ajo ka arritur me shumë vonesë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të ministrit Ismaili:

Pas 3 vjet pritjeje, sot erdhi angiografi në QKUK!?✅

Jam shumë i lumtur që sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kemi arritur ta sjellim angiografin e ri nga Austria. Është për keqardhje që për shkak të keqmenaxhimeve të këtij sektori, angiografi në vlerë prej 2.1 milionë eurosh, i blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 me paratë e qytetarëve tanë, është vonuar kaq gjatë. Si pasojë, mijëra pacientëve kosovarë u është mohuar shërbimi cilësor shëndetësor dhe në Kardiologjinë Invazive janë krijuar lista të gjata të pritjes. Sidoqoftë, ne nuk kemi zgjedhur rrugën e ankesave, të baltosjes e as të hedhjes së fajit. Ne kemi zgjedhur që të bëjmë reforma, edhe nëse kjo nënkupton rregullim i keqmenaxhimeve të së kaluarës. Urime!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi