“Qiproja Jugore nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”

“Qiproja (Jugore) përkrah rrugëtimin europian të Serbisë, meqë besojmë se e ardhmja e saj mund të jetë vetëm europiane”, deklaroi sot në Beograd presidenti i pjesës jugore të Qipros, Nikos Anastasiadis, duke theksuar se Serbia mund të mbështetet në përkrahjen e plotë të shtetit të tij për respektim të integritetit teritorial dhe për mosnohje të pavarësisë së Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd, Anastasiadis foli për aspitratat e Beogradit zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Europain (BE), ku mes tjerash tha se Serbia, mund të mbështetet tërësisht në përkrahjen e Qipros, që sipas tij, nënkupton edhe respektimin e integritetit territorial të Serbisë.

“Përsëris se Qiproja (Jugore) nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, meqë vlerëson se bazë për zgjidhjen e kësaj çështjeje duhet të jetë rezoluta 1244 dhe përderisa është në fuqi, pavarësia e njëanshme e Kosovës do të jetë e paligjshme”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, nga ana e tij falënderoi Qipron (Jugore) për përkrahjen në çështjen e Kosovës, pasi siç tha, ky shtet anëtar i BE-së mbron më së miri të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Ai përsëriti interesimin e Beogradit për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, për të shtuar se me Serbinë nuk mund të flitet me gjuhën e kushtëzimit.

“Serbia shpreson që edhe Qiproja të tejkalojë problemet që ka në mënyrë paqësore, të gjejë kompromisin, ashtu siç shpresojmë edhe ne në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Vuçiç./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi