“Qipriotët turq kanë të drejtat e barabarta si qipriotët grekë”

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, ka deklaruar se qipriotët turq dhe ato grekë kanë të drejtat të barabarta për të ushtruar në Mesdheun Lindor.

Tatar, i cili qëndron për vizitë në Londër, foli për Anadolu Agency (AA), ku theksoi se në ishullin e Qipros në bazë të kushtetutës dhe ligjit ndërkombëtar ka dy kombe të barabarta, gjegjësisht turqit dhe grekët.

Kohën e fundit, qipriotët grekë kanë penguar anijet e Turqisë në eksplorimin e hidrokarbureve në ishull që veprojnë në bazë të një licence të lëshuar nga Qiproja Turke. Ata në mënyrë të paligjshme mohojnë se edhe Turqia dhe Qiproja Turke kanë të drejtën e eksplorimit rreth brigjeve të tyre.

Tatar thotë se për TRNC-në është e domosdoshme që të del në shesh dhe të fitojë miratimin e mëtejshëm si një shtet i pavarur në Mesdheun Lindor.

Sipas kryeministrit të TRNC-së, është e pamundur të kenë sukses bisedimet për një zgjidhje konkrete të bazuar në një model federal.

Ai shton se qëndrimi i pakompromis i administratës së Qipros Greke që nga refuzimi i tyre i planit të paqes të vitit 2004 në qytetin skocez Annan e ka sjellë botën më afër njohjes së ekzistencës së shtetit të Qipros Turke.

Pas referendumit për planin e Annan-it, të cilin qipriotët turq e pranuan, por ata grekë e refuzuan, administrata e Qipros Greke u pranua në Bashkimin Evropian (BE), duke pretenduar që në mënyrë të paligjshme të përfaqësojë të gjithë ishullin.

Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Tatar theksoi rëndësinë e diasporës turke në këtë vend.

“Ka më shumë se gjysmë milioni turq dhe qipriotë turq që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Tatar, duke shtuar se kjo krijon një mundësi të rëndësishme në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë dhe TRNC-së.

“Turqia qëndroi me TRNC-në gjatë shumë vështirësive”

Në bisedimet e tij me deputetët britanikë, Tatar u bëri thirrje të mos harrojnë se Turqia, së bashku me Britaninë, është një nga tre garantuesit për Qipron, duke shtuar se Turqia gjatë shumë vështirësive ka qëndruar me Qipron Turke.

“Mbretëria e Bashkuar nuk ka qenë mjaft aktive në lidhje me situatën. Por, pas Brexit-it, ne presim kontribute konkrete dhe ndihmë nga Mbretëria e Bashkuar në mënyrë që qipriotëve turq t’u jepen të drejtat e tyre”, thekson Tatar.

Tatar po ashtu tha se ai ka marrë një reagim të mirë për mesazhin e tij.

“Mbretëria e Bashkuar tani e ka vërejtur se nuk do të ketë zgjidhje mbi baza federale. Unë do të doja të ndaj me kënaqësi që ribashkimi nuk është më në rendin e ditës”, shprehet Tatar.

Komentet e presidentit të TRNC-së

Në bisedën me AA, Tatar po ashtu kritikoi presidentin e Qipros Turke, Mustafa Akıncı, për intervistën e tij të fundit të diskutueshme me të përditshmen britanike “The Guardian”.

Në intervistën e 6 shkurtit, Akıncı thuhet se tha “marrje e kontrollit” të TRNC-së ushtarakisht nuk është e pëlqyeshme, por jo edhe e pamundur.

“Një aneksim i stilit të Krimesë nuk ka qenë kurrë në axhendën e Turqisë ose të TRNC-së dhe qëllimi ynë i vetëm është të forcojmë TRNC-në”, thekson Tatar.

Ai po ashtu thotë se njerëzit që udhëheqin zyra të rëndësishme duhet të jenë të kujdesshëm me komentet e tilla.

Garat presidenciale

Në garën e tij për t’u bërë president i Qipros Turke në zgjedhjet e prillit të këtij viti, Tatar tha se “Veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Mesdheun Lindor, së bashku me pretendimet e Turqisë në rajon dhe komentet nga presidenti ynë, ne jemi në një marrëveshje se kjo zyrë duhet të merret nga dikush që ndan vizionin tonë dhe politikat kombëtare”.

Ai thotë se si president do të punojë për një zgjidhje të bazuar në “dy shtete që jetojnë krah për krah në ishullin e Qipros”.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC-ja.

Dekadat nga ajo kohë kanë parë disa përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Qipros, por të gjitha përfunduan pa sukses. E fundit e zhvilluar në vitin 2017 në Zvicër me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, respektivisht Turqinë, Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, përfundoi pa ndonjë përparim.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

May tregon afatin e fundit kur do votohet për Brexit-in në Parlament

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se më 12 mars do të jetë vota e fundit për marrëveshjen e Brexit-it, që vendos daljen nga Bashkimi...

Hawaii, llava formon sipërfaqe të reja tokësore duke mbushur ujërat

  Llava e nxjerrë nga Vullkani Kilauea i aktivizuar në fillim të muajit të kaluar në Hawaii të SHBA-së, ka filluar të formojë sipërfaqe të...

Thaçi, Delawie dhe ambasadori amerikan në Serbi diskutojnë për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie dhe Kyle Scott ambasador në Beograd. Në këtë...

Së fundi

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen pis kaq lehtë, edhe nëse kujdeseni shumë, shumica prej nesh...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë kërkesë zyrtare...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar 522 infeksione...