Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të përhapjes së virusit COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, prezantoi vendimet të cilat më pas u votuan edhe nga ministrat e tjera në mbledhjen e Qeverisë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasave të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”, tha Vitia në këtë mbledhje.

Ministri poashtu bëri të ditur se më 20 qershor do të bëhet vlerësimi i masave.

Arben Vitia si i pari i ministrisë së Shëndetësisë tha se gjatë kësaj kohe do të ketë kontrolle të rrepta, për të parë nëse po respektohen masat e duhura në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID0-19.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Paloka: Edi Rama dhe Lleshaj në panik, terror mbi qytetarët

Nënkryetari i PD Edi Paloka në një komunikatë për mediat tha se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë sot në...

Grupet mafioze në Ballkan, mund të shpërthejnë një luftë të re të përgjakshme

Portali italian i lajmeve “Occhi della guerra” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar trafikut të lëndëve narkotike dhe klaneve mafioze që e dominojnë...

Në pritje të dekretit… A po përdoret Lleshi në shkëmbim të KLSH-së?

Presidenti Meta po konsumon me qetësi të gjitha orët që Kushtetuta i ka dhënë për t’u menduar, në lidhje me një dekretim për ministrat...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...