Qeveria pezullon rritjen e pagave

Qeveria e Kosovës ka pezulluar përkohësisht vendimin për rritjen e pagave, ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky pezullim bëhet deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, raporton Indeksonline.

“Në këtë mbledhje propozoj pezullimin e përkohshëm për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Për fat të keq pos atyre që janë në këtë tavoline nga ky vendim preket shumë sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria. Vendimi për pezullim është i motivuar në respekt të institucioneve” tha Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi