Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia.

Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë.

Statistikat tregojnë se për dy muaj vlera e mallrave të importuara nga ky shtet është rreth 29 milionë euro. Ndërkaq, janë eksportuar në Serbi mallra në vlerë 2.7 milionë euro, raporton KOHA.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës thotë se reciprociteti gradual tregtar me Serbinë është duke u zbatuar.

Sipas ekzekutivit, ka pasur edhe raste kur është tentuar të futet mall në Kosovë, duke iu referuar Kosovës jo me emrin e saj kushtetues.

Ndërkohë, një vendim të ri për reciprocitetin Qeveria në detyrë paralajmëron më 15 qershor.

Instituti GAP vlerëson se heqja e taksës ishte e nevojshme, për shkak se çmimet e produkteve u rritën në 6 për qind sa ishte në fuqi.

Derisa sasia e importit nga Serbia, sipas GAP-it, varet edhe nga interesimi për të blerë këto produkte.

Edhe për shkak të pandemisë të hyrat nga importi me Serbinë për muajt prill – maj kanë qenë rreth 3.5 milionë euro. Me vendim të Qeverisë në detyrë, nga 1 prilli ka hyrë në fuqi reciprociteti gradual ndaj Serbisë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Turqi, ndalohen 330 migrantë

Ekipe të rojës bregdetare turke kanë ndaluar 330 migrantë të cilët tentuan nga Ayvacik, Çanakkale, të kalojnë në Greqi. Pjesëtarët e rojes bregdetare në shtatë...

EU observer: Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale

Mediat e huaja po vazhdojnë të merren me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale në Kosovë. EU Observer, një medium i pavarur që...

Vuçiç: Temë e bisedimet në Berlin, taksa dhe mundësia e vazhdimit të dialogut me Prishtinën!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar se çfarë tema do të diskutohen gjatë takimeve në Berlin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...