“Qeveria në një periudhë çdo gjashtëmujore duhet të raportojë për realizimin e rekomandimeve”

Pas përfundimit të debatit të sotëm në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku u debatua për Raportin e Progresit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka paraqitur rekomandimet e hartuara nga LVV dhe LDK, por që nuk u hodhën në votim për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve.

Këto janë rekomandimet:

Të fillojmë një dialog të brendshëm për të filluar një strategji shtetërore, për rrugën që duhet të ndjekim drejt integrimit evropian.

Qeveria brenda 30 ditëve duhet të përcjell në Kuvend një plan të veprimit për të adresuar të gjeturat në raportin e vendit.

Hapa urgjent në depolitizimit të administratës publike, duke filluar me bordet e ndërmarrjeve dhe agjencive publike.

Në përputhje me kriteret e kapitujve, pra 23 dhe 24, të hartohet plani aksional për sundimin e ligjit dhe forcimit për sundimin e ligjit, si dhe plotësimi i legjislacionit me miratimin e ligjeve antimafia dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Krijimit të vendeve të reja të punës përmes investimeve direkte në zhvillimin e prodhuesve vendor, duke u pasuar me miratimin dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e prodhimeve vendore, për të ndikuar në uljen e papunësisë në vend.

Qeveria obligohet që të bëjë sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Investimet në hapjen e çerdheve të nevojshme nëpër komuna dhe investime në shkolla profesionale, dhe ndërlidhjen e tyre me nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar.

Të kemi një plan të veprimit për vendosjen e raporteve të mira me pesë shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.

Plan të veprimit për thellimin e raporteve bilaterale me të gjitha shtetet e BE-së, të cilat e kanë njohur Kosovën.

Pastrimin e listave nga personat që kanë bërë deklarim të rrejshëm, për të fituar padrejtësisht këtë status, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Hartimin e një plani të detajuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku kërkon nga Qeveria që në një periudhë çdo gjashtëmujore të raportojë për realizimin e këtyre rekomandimeve. Rekomandimet nuk u hodhën në votim, për shkak të mungesës së deputetëve në seancë, ndërsa u vendos që këto rekomandime të votohen në seancën e radhës. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi