Qeveria merr vendimin, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët për fundvitin

Qeveria ka vendosur sot të shpërblejë të gjithë pensionistët në vend me rastin e festave të fundvitit.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një konference për shtyp, duke thënë se qeveria e mbajti premtimin pavarësisht gjendjes së vështirë shkaktuar edhe për shkak të emergjencës pas tërmetit.

“Këshilli i Ministrave vendosi sot akordojë bonusin tre mije lekë për secilin pensionist dhe gjithë ata që trajtohen me fonde në këtë kategori”- tha ministrja.

Sipas saj, edhe pse ishte një vit jo i lehtë, duke i shtuar pasojat e tragjedisë së tërmetit, qeveria miratoi bonuesin, nga i cili do të përfitojnë pensionistët në vend, përfshirë ata me pensione invaliditeti, pensione familjarë, apo ata që marrin trajtime të veçanta financiare si ish minatorët apo ish ushtarakë në pension të parakohshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi