Qeveria merr vendim për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit!

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjn për mbylljen e lojërave të fatit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria  që ai drejton ka afat prej 30 ditësh që të procedojë në Kuvend ligjin e ri, vendim ky i cili vije pas rezolutës që ka nxjerrë kuvendi i Kosovës me 22 mars për lojërat e fatit.

Me ligjin në fjalë parashikohen të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në afat prej 10 vitesh.

Ndryshe brenda një javë në Kosovë janë vrarë dy persona në Kazinot e Kosovës dhe kjo ka bërë qe Kuvendi i Kosovës në seance të jashtëzakonshme të nxjerrë një rezolutë e cila obligon qeverinë për nxjerrjen e një ligji të ri për pezullimin e lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi