Qeveria italiane ashpërson kursin ndaj refugjatëve

Qeveria italiane ka ashpërsuar kursin e saj kundër refugjatëve në fshatin Riace në Kalabri. Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë para dhjetë ditësh, Ministria e Brendshme tani kërkon zhvendosjen e refugjatëve që jetojnë në këtë fshat dhe dërgimin e tyre në vende të tjera.

Ndërkohë duhet të ndërpriten edhe projektet e filluara për integrimin e refugjatëve në Riace. Ministri i Brendshëm Salvini ka shkruar në twitter se “parregullsitë me përdorimin e parave publike nuk mund të tolerohen, as në rastet kur ato janë përdorur për migrantët”.

Prej arrestimit të tij në fillim të tetorit, kryetari i bashkisë është futur nën masa arresti shtëpiak. Prokuroria po heton kundër tij për shkak të nxitjes dhe ndihmës së “imigrimit ilegal në vend”. Ai fajësohet ndër tjera edhe për keqpërdorime, dhënien e punëve për organizatat e migrantëve në Riace.

Lucano ka kumtuar se qeveria do t’i shkatërrojë projektet e tij për integrimin e suksesshëm të migrantëve. Shumë njerëz, ndër ta edhe prominentë, si autori i librave kundër mafias Roberto Saviano, kanë kundërshtuar arrestimin e tij. Ata mendojnë se arrestimi është bërë për qëllime politike nga qeveria djathtiste. Të shqetësuara janë shprehur edhe organizatat e refugjatëve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Zyrtari i AAK-së kërkon hetim për marrëveshjen e Demarkacionit, thotë: Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi, por jo të gjithë në këtë parti janë gëzuar...

Haradinaj i premton përkrahje Ekipit Negociator

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë. Ai është zotuar se Qeveria do të jetë në...

Protesta e naftëtarëve; Kërkojnë rifillimin e punës në uzinën e Ballshit

Qindra punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan përpara prefekturës së Fierit për ndërprerjen e punës në uzinë. Shkak për këtë është bërë...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...