Qeveria i përgjigjet Listës Srpska për Asociacionin: Po gaboni kur po jepni ultimatum

Në Qeveria thonë se Lista Srpska po gabohet kur po jep ultimatume sepse kjo nuk është zgjidhja e normalizimit të raporteve, ndërsa pohojnë se Asociacioni do të krijohet në një të ardhme të afërt, ashtu siç janë zotuar në Bruksel.

Përfaqësues të komunave serbe sot u mblodhën në veri të Mitrovicës ku prezantuan logon e Asociacionit, ndërsa deklaruan se nëse formimin e bashkësisë së komunave nuk e bën qeveria e Kosovës deri më 20 prill, atë e bëjnë njëanshëm serbët.

Zyrtarë të lartë qeveritarë si zv/kryeministri Dalibor Jevtiç nga Veriu akuzuan rëndë shtetin e Kosovës dhe qeverinë pjesë e së cilës ishin deri sot për arrestimin e Marko Gjuriqit.

E, në qeveri thonë se ultimatumet janë qasje e gabuar ndërsa thonë se Bashkësia e komunave serbe do të bëhet ashtu siç e parasheh ligji.

“Asociacioni është obligim që Kosova e ka marrë në procesin e Brukselit dhe i cili do të implementohet në të ardhmen e afërt. Ultimatumi është qasje e gabuar. Alternativa e vetme eshte baza ligjore dhe dialogu.”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë dhënë Gazetës Express.

Ndërsa, edhe përkundër që Lista Serbe publikisht deklaroi largimin nga Qeveria, duke e akuzuar ekzekutivin se me urdhërdhënien e arrestimit të Gjuriqit, kanë goditur demokracinë, në qeverinë e Kosovës, tani për tani, nuk kanë asnjë qëndrim ndaj tyre dhe situatës së krijuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se është ende herët për të dhënë konkluzione për situatën. Besojmë që në ditët dhe në javët e ardhshme do të ketë qartësime dhe opinioni do të njoftohet me kohë. Gjithsesi, ju kujtojmë që çdo zhvillim do të ndodhë konform ligjeve të Republikës së Kosovës”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi