Qeveria hyn në kredi por nuk i realizon projektet

 

Një numër i projekteve kapitale, për të cilat Qeveria e Kosovës ka hyrë në marrëveshje ndërkombëtare kredi, kanë mbetur të parealizuara.

Në mungesë të përgatitjeve të duhura për fillimin e ekzekutimit të projekteve ashtu siç ishte planifikuar, shteti ka paguar 890 mijë euro për tarifat e zotimit për mjetet e pashfrytëzuara nga huamarrje gjatë viteve 2009-2017.

Edhe pse borxhi ndërkombëtar i ratifikuar deri në fund të vitit 2017 është 1.080.000.000 euro, sipas një raporti të Zyrës Kombëtare të Auditimit për borxhin publik, mjete të tërhequra deri në fund të vitit 2017 janë 784.660.000 euro, për të cilat Qeveria tani ka filluar të kthejë këstet sipas marrëveshjeve përkatëse.

Deri më tani kthimi i kredisë është 355.740.000 euro. Vlera e patërhequr e kredive deri në fund të vitit 2017 ka kapur vlerën e 295.800.000 euro.

Qeveria kishte nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare të huamarrjes për të cilat, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, nuk ka qenë e përgatitur që t’i zbatojë apo materializojë në projekte. Kjo, sipas ZKA-së, ka ndikuar në dështimin e përfitimeve publike dhe njëherësh në dështim të realizimit të projekteve brenda periudhës së caktuar në marrëveshje, shkruan  Koha Ditore. “Kjo rrit rrezikun për rinegocim të marrëveshjes ose hyrjen në marrëveshje të reja”, thuhet në raportin e Auditorit për Borxhin publik nga viti 2009-2017./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi