• Home
  • KOSOVA
  • Qeveria fillon “Planin B” për ushtrinë
KOSOVA

Qeveria fillon “Planin B” për ushtrinë

Spread the love

Qeveria e Kosovës ka nisur ta vërë në jetë një “Plan B” për ta transformuar Forcën e Sigurisë (FSK) në ushtri, pasi, shkaku i vetos së deputetëve serbë, këtë nuk ka mundur ta bëjë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Plani i ri parasheh një kohë prej 10 vjetësh, derisa transicioni të përmbyllet.

Një pako ligjore që prek në organikën e FSK-së është përcjellë tashmë në Zyrën e kryeministrit dhe, pasi t’i kalojë procedurat, do të adresohet në kabinetin qeveritar. Më pastaj, do të procedohet për votim në Kuvend. Dokumenti nuk do të parashohë transformimin e menjëhershëm, siç është provuar prej katër vjetësh, por do të heqë disa kufizime që lidhen me kapacitetet, mandatin dhe misionin e FSK-së. , shkruan Koha Ditore.Në Zyrën e kryeministrit e kanë konfirmuar se pakoja ligjore tashmë ka mbërritur aty.

“Pako e ligjeve për FSK-në, e dërguar nga Ministria përkatëse, është pranuar nga ana e Qeverisë, por ende nuk është proceduar për mbledhjen e Qeverisë. Kurdo që të jetë e gatshme për procedim, ju lajmërojmë”, thuhet në një përgjigje të Zyrës së kryeministrit. “Interesi i Qeverisë është që kjo të ndodhë sa më parë, por gjithmonë në bashkëveprim me partnerët strategjikë”./Kp/

Related posts

Kujt i duhej i vdekur Oliver Ivanoviçi? Tre fakte që nuk duhen anashkaluar

dritatv

Pelegrinët serbë anulojnë vizitën në Gjakovë

dritatv

Merret vendimi për shtatoren, autostradën dhe parkun me emrin e Adem Demaçit

dritatv

Leave a Comment